Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

RTS: Vucic dhe Thaçi u përplasën për ushtrinë e Kosovës

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedës me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, është konfrontuar ashpër me të lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kështu shkruan media shtetërore serbe “RTS”

Sipas këtij mediumi, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi kanë folur lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, mirëpo në pozicione krejtësisht të kundërta.

Më herët nga kabineti i kryeministrit serb ishte thënë se Thaçi dhe Vuçiq kishin folur për rëndësinë dhe pasojat e vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherinit në Ballkanin Perëndimor.

Exit mobile version