Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Daçiq: Serbia është kundër krijimit të ushtrisë në Kosovë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është kundër krijimit të ushtrisë në Kosovë, duke thënë se ajo shkakton jostabilitet në rajon

“Serbia nuk e sheh pozitivisht formimin e ushtrisë në Kosovë. Kosova po tenton të bëjë ushtrinë dhe pasojat e kësaj politike janë të njëanshme dhe kjo duket qartë”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Daçiq ka thënë se me formimin e ushtrisë do të krijohet jostabilitet në rajon.

Më herët, ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Dalibor Jevtiq, ka thënë se transferimi i FSK-së në ushtri është i pamundur pa serbët.

Exit mobile version