Kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angelov ka kërkuar nga partitë politike shqiptare të tërhiqen nga “Platforma e Tiranës”, pasi që siç tha ai shqiptarët kanë prioritete më të mdha të jetës së përditshme se sa kërkesat e shkruara në këtë platformë, njofton Gazeta Express.
Angalevo i cili është edhe një nga ish-komandatët e njësive ushtareke maqedonase që ka luftuarë ballë-për ballë me UÇK-në, thotë se “Platforma e Tiranës” paraqet një provokim të ashpër ndaj komunitetit maqedonas.
“Në emër të qetësisë në Maqedoni, në emër të përmirsimit të marrëdhënieve ndër-etnike, në emër të një jete më kualitative të gjithë qytetarëve maqedonas, thrrasim liderët e partive shqiptare në Maqedoni, nënshkruesit e të ashtu quajturës Platformë e Tiranës që të tërheqin kërkesat e tyre nga platforma dhe me këtë të tregojnë se me të vërtetë duan të mirën e Maqedonisë, siç ne duam t’iu besojmë”, thekson Angellov.
Angelov madje ka kërkuar takim sy më sy me ish-drejtuesin e UÇK-së tani më kryetar i BDI-së, Ali Ahmetin me qëllim që siç thotë ai t’ia parashtrojë arsyet për tërheqjen e kërkesave nga platforma e shqiptare.
“Në këtë takim, në mënyrë më njerëzore të tregojmë pse është më mirë të tërhiqen pjesë nga këto kërkesa, por njëkohësisht se është koha e fundit që të fillohet një debatë e përgjithshme, afatgjate dhe demokratike e cila do të përfshijë të gjitha çështjet pa dallim se sa të jenë të dhimbshme për popullin maqedonas. Së bashku të ndërtojmë Maqedoninë në një shtet modern, demokratik dhe të pasur”, tha Angellov.

