Botë

Alarm në Beograd: Ndërkombëtarët ta ndalin formimin e ushtrisë së Kosovës

By first-channel.tv

March 07, 2017

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, kërkon që komuniteti ndërkombëtar ta ndalojë menjëherë formimin e ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se formimi i ushtrisë është përshkallëzim i rrezikshëm i marrëdhënieve politike

“Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që ta ndalojnë menjëherë këtë përshkallëzim të rrezikshëm të marrëdhënieve politike”, ka thënë Gjuriq, njofton Tanjug, transmeton Express.

Më herët, edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, dhe ministri për Kthim në Kosovë, Dalibor Jevtiq, kanë treguar se Serbia është kundër krijimit të ushtrisë në Kosovë.

Jevtiq ka thënë se kjo s’mund të ndodhë pa miratimin e serbëve.