Një sondazh i realizuar nga Usa Today, ka treguar se një numër i madh i amerikanëve kërkojnë hetim për raportet nëdrmjet shtetit të Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të Trumpit.
Nga matjet, ka dalur se 58% e njerëzve janë për një hulumtim të këtyre raporteve, 35% tjerë janë kundër, kurse të pavendosur kanë dalur 7%, transmeton lajmi.net
Sondazhi është realizuar me rreth 1.000 qytetarë dhe ka qenë i hapur nga dita e mërkurë deri të dielën.
Margjina e gabimit mund të jetë plus-minus 3% ose tre pikë.