Kandidati presidencial në Serbi, Nenad Çanak, ka thënë se kur politikanët serbë brohorasin për vendet e huaja i fyejnë të gjithë ata që Serbinë e përjetojnë si shtetin e tyre.
Çanak tha për mediat se ka vënë re se në arsenalin e ofendimeve që politikanët i referohen njëri-tjetrit, askush prej tyre nuk ka thënë se është mercenar rus, sikur Rusia nuk është një vend i huaj, raporton B92.
Duke vënë në dukje se Serbia është “plot nga ata që janë në një farë mënyre në listën e pagave të Rusisë”, Çanak përkujtoi brohoritjet e fundit për Rusinë në rrugët e Podgoricës, në kohën e grushtit të shtetit që dështoi atje.
“Dhe, kohët e fundit, në sallën e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, pamë shpalljen e të njëjtit skenar nga fantazmat më të errëta të së kaluarës. Brohoritja e një vend të huaj në parlamentin e Republikës së Serbisë fyen ndjenjat e të gjithë atyre që e shohin Serbinë si shtetin e tyre”, ka thënë Çanak.
Ai theksoi se politikanët e përgjegjshëm e kanë për detyrë që ndaj qytetarëve të thonë të vërtetën, pa marrë parasysh sa e vështirë që të jetë.