Ish-Miss Shqipëria në takim me Donald Trump: Ishte kënaqësi të njihje një burrë si ai (Foto)

Në një intervistë të dhënë për Vip Magazine, Miss Universe Albania 2014, Zhaneta Bylberi ka folur rreth eksperiencës së saj si Miss, prezantimit të edicionit të sivjetmë dhe takimit që pati me Donald Trump.

“Organizatorët e Miss Universe ishin më të mirët e sektorit dhe jam ndjerë shumë e mirëpritur edhe pse vija nga një vend i vogël si Shqipëria”- tha ajo duke shtuar se ka qenë kënaqësi ta takosh një burrë të pushtetshëm si Trumpi, shkruan lajmi.net

“Ishte kënaqsi të takoje një burrë të pushtetshëm por edhe kaq dashamirës dhe xhentil përpara të bukurës dhe inteligjencës, që ai më mirë se kushdo tjetër e njeh”..

Kujtojmë se Kosova u prezantua prej argjentinases Camilla Barazza ndërsa Lindita Idrizi ishte përfaqësueses e Shqipërisë në edicionin e sivjetmë.

Gjithashtu vlen të theksohet se Haziri ka fituar edhe titullin e Miss Fotogjenisë së kësaj ngjarje bukurie botërore./Lajmi.net/

Temat
Showbiz

Të afërta