Showbiz

Adele tmerrohet ‘live’ në koncert: Ato po përpiqen të më vrasin (Video)

By FIRST CHANNEL

March 06, 2017

Ajo magjeps audiencën për shkak të zërit të saj të fuqishëm por paraqitja e Adele në Brisbane, të dielën, ka qënë më e këndshme se zakonisht pasi ajo është detyruar t’i shmanget pickimit të disa mushkonjave gjatë koncertit.

Këngëtarja 28-vjeçare ka “tmerruar”audiencën me të bërtiturat e saj pasi është ndjekur nga disa insekte në skenë, duke thirrur me zë të lartë: “Ato të gjitha po përpiqen të më vrasin”.

Ndërkohë që e gjithë audienca nisi të qeshë, këngëtarja vijoi duke thënë: “Për dreq. Ato janë këtu gjatë gjithë kohës”.

Por edhe pse është dukur sikur gjendja është qetësuar dhe këngëtarja i është rikthyer detyrës, mushkonjat janë rikthyer sërish.

“Ato erdhën përsëri tek mua. Më falni nuk jam australiane, nuk më pëlqejnë insektet”./topalbaniaradio