Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandr Vulin ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu.
Sipas tij deklarata e Musliut, se të drejtat e shqiptarëve në Serbi duhet të mbrohen nga Shqipëria janë të rrezikshme, duke i cilësuar edhe si kërcënime, transmeton lajmi.net
Vulin duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se shqiptarët në jug të Serbisë dhe në gjithë territorin, menaxhohen nga Serbia, dhe sipas tij të drejtat e të gjithëve janë të mbrojtura nga shteti serb.
Ky reagim erdhi pasi Musliu kishte thënë se të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen nga Shqipëria, deklarata të cilat i bëri në prag të vizitës së Bujar Nishanit në Bujanoc.