Ish-diplomati Lulzim Peci ka konstatuar se dërgimi i demarkacionit ne Gjykatën e Arbitrazhit vonon dhe nuk siguron se do të ketë liberalizim të vizave. Me këtë rast, ai ka thënë se BE nuk do të marrë vendim për liberalizim derisa nuk merret verdikti në Arbitrazh.
Ai ka thënë se për dallim prej rasteve tjera në Gjykatën e Arbiteazhit nuk do të ketë kurrëfarë përkrahje prej vendeve mike të Kosovës.
“Deputete te Kuvendit te Kosoves, me logjiken politike “per inati te rese, me vdekte djali”, jeni duke na derguar edhe me thelle ne humnere, dhe per kete e keni pergjegjesine e plote .Prandaj, mendoni mire se cfare pasoja mund te kemi nese nuk votohet marreveshja e demarkacionit, dhe na kurseni prej arsyetimeve populliste, se nuk ju blejmë”, ka vlerësuar Peci, shkruanExpress.
Ndryshe, Peci edhe në një sqarim tjetër kishte parashikuar se deputetët duhet të votojnë versionin aktual të demarkacionit. Por, edhe nëse ndodhin zgjedhjet, prapë, sipas tij, deputetët do të votojnë të njëjtën marrëveshje.
Lexojeni të plotë sqarimin e ish-diplomatit
(Mos)marreveshja per demarkacionin nuk mund te ri-negocohet, dhe vetem me pelqimin e Malit te Zi, ajo mund te dergohet ne Gjykaten Nderkombetare te Arbitrazhit. Prandaj te mos bejme “llogari pa hanxhine”.
Perkunder kohes se gjate qe mund ta merr procesimi i ketij rasti ne Gjykate, nuk ka asnje garance se vendimi i saj obligativ do te “permiresoj” (mos) marreveshjen e tanishme, dhe aty “rapsodite” nuk merren si argument.
Derisa nuk jepet verdikti per kete ceshtje nga Gjykata Nerkombetare e Abitrazhit, BE-ja do ta konsideron kete ceshtje te paperfunduar, dhe deri atehere, e nuk e dime se kur, liberalizimi i vizave do te mbetet i bllokuar. Prandaj, opinionet se me dergimin e kontestit te demarkacionit ne kete Gjykate, do te zhbllokohet liberalizimi jane te pasakta, dhe interpretime te kushtezimeve te BE-se “si ma ka qejfi”.
Per dallim prej rastit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ku edhe e kemi pasur perkrahjen e pakursyer te SHBA-ve dhe shteteve kyçe perendimore (te cilen shume shpejte jemi duke e harruar), ne Gjykaten Nderkombetare te Arbitrazhit nuk do te kemi fare perkrahje. Per me teper, le te kujtojme pak se si kemi kaluar me rastet e fundit te arbitrazhit.
Deputete te Kuvendit te Kosoves, me logjiken politike “per inati te rese, me vdekte djali”, jeni duke na derguar edhe me thelle ne humnere, dhe per kete e keni pergjegjesine e plote .Prandaj, mendoni mire se cfare pasoja mund te kemi nese nuk votohet marreveshja e demarkacionit, dhe na kurseni prej arsyetimeve populliste, se nuk ju blejme,

