Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, të kapur në flagrancë me rreth 1 kg heroinë të pastër.
Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve italiane ANSA, sipas së cilës 38 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua për një kontroll rutinë në makinë.
Sipas mediave italiane, makinë drejtohej nga një 40 vjeçar italian, ndërsa shqiptari ishte pasagjer. Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar dhe sekuestruar sasinë e heroinës, e cila ishte e fshehur në një çantë.
Mësohet se të dy kanë thënë para hetuesve se sapo kishin zbarkuar nga porti i Barit dhe vinin nga Shqipëria.

