Lajme

Arifi: BDI kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj

By first-channel.tv

March 05, 2017

BDI dhe kuadrot e saj në krye të komunave shqiptare nuk janë të interesuar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Kështu, nënkryetarja e integristëve që drejton Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, deklaroi se BDI-ja kërkon respektimin e afatit ligjor që zgjedhjet do të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, njofton Alsat-M.

Edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ditë më parë ka thënë se kjo parti nuk është për shtyrjen e këtij afati.

“Nuk jemi për shtyrje të zgjedhjeve lokale”, ka thënë Osmani, raporton Aktuale.mk.

BDI, së fundmi doli me qëndrim se do t’i jep mbështetje shumicës së re parlamentare dhe pjesëmarrjes në qeverinë e re, me çka tani sipas tyre duhet të fillojnë koordinimet mes partive politike për të formuar qeverinë e re.