Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

William Wolker: Turp çka është duke ndodhur me heroin Ramush Haradinaj

Ish-Ambasadori i OSBE’së në Kosovë, William Wolker duke marrë pjesë në protestën e organizuar nga AAK’ja në mbështetje të Ramush Haradinajt, ka mbajt një fjalim të shkurtër, në të cilin tregoi se mbështet protestën dhe se pret që Ramush Haradinajt të kthehet sa më shpejtë në Kosovë
“Po ua marrë një minutë për t’iu thënë se jam këtu.

Njeriu prapa meje është një mik i mirë i imi. Ka qenë mik i imi në të kaluarën dhe do të jetë mikë edhe në të ardhmen pavarësisht se çka do të ndodhë. Kam mbërritur mbrëmë vonë dhe vonë e kam kuptuar për këtë tubim kaq madhështor nga krejt Kosova”, ka thënë ish-ambasadori i OSBE’së, William Walker në fillim të fjalimit të tij, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shprehur solidaritetin për Ramushin dhe për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Kam menduar gjithmonë se sistemi i drejtësisë në Francë është më i miri në botë. Kjo që ka ndodhur me heroin e Kosovës në Francë, për mendimin tim, është turp”, ka thënë Wolter.

Në fund të fjalimit, ai tha se duhet t’u vijë fundi marrëzive që vijnë nga Serbia dhe shpreson se Ramushi shumë shpejt do të jetë në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Exit mobile version