Botë

Sot mbahet protesta për Haradinajn

By first-channel.tv

March 04, 2017

​Sot në Prishtinë mbahet protestë për Ramush Haradinajn Protesta është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe fillon në ora 13:00.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në të gjitha qytetet shqiptare dhe në qytetet e mëdha evropiane, është protestuar për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj.