Botë

Mogherini: Rivitalizimi i urës lehtëson jetën e qytetarëve

By first-channel.tv

March 04, 2017

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në qëndrimin e saj në Mitrovicë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, ka thënë se BE’ja është e kënaqur me përparimin e bërë nga investimet dhe marrëveshjet e ndërmarra për këtë zonë, por edhe jugun e Mitrovicës

Mogherini ka thënë se Bashkimi Europian është i përshkuar ndaj zhvillimit të Kosovës dhe marrëveshjet e bëra në vitin 2016.

“Projektet tona me kryetarin e Mitrovicës jugore dhe atij veriore, tregojnë se vizioni i tyre po del në pah dhe se kjo do t’ua ndryshojë jetën qytetarëve të vendit”, ka thënë Mogherini për marrëveshjen për rivitalizimin e Urës së Ibrit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, në fjalim, Mogherini tha se është emocionuar pasi tha se në një periudhë kaq të shkurtër, ka arritur të shohë mirëkuptime nga të dyja palët.

“Dua të tregojë se për momentin jam shumë e emocionuar, por edhe e gëzuar se çka është arritur në një periudhë kaq të shkurtër, po shihet qartë se këtu ka mirëkuptime”, ka thënë Mogherini.

“Më në fund ka mirëkuptime nga të dyja palët që urat mund të bashkojë, vështirësitë mund të kalohen. Kjo çon që jetërat e qytetarëve të jenë më të mira”, ka thënë Mogherini.

Ajo në fund të fjalimit tha se të angazhuar me investime, të angazhuar në dialog dhe punë të çdo ditshme, mund të ndryshohet jeta për qytetarët, në të mirë.

“Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne”, ka shtuar Mogherini.