Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Frederica Mogherini ka thënë se s’ka viza pa shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka thënë se në luftën për
korrupsionin është arritur sukses. Mirëpo, ajo ka thënë se kushti i demarkacionit nuk është zbatuar. Ka thënë se është koha e fundit që të votohet demarkacioni dhe të mos pësojë populli i Kosovës.
“Është koha e fundit që të ecim përpara. Është koha që të votoni demarkacionin me Malin e Zi. Kjo do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. I mbetet Parlamentit të vendos”, ka thënë Mogherini, në konferencën me Kryeministrin Mustafa.
Ajo ka kërkuar nga partitë politike të gjejnë mënyrën e pajtimit që të përparojë Kosova në rrugën drejt liberlaizimit të vizave.
Ajo ka thënë se populli i Kosovës e meriton liberliaizmin e vizave.
“Populli i Kosovës nuk e meriton mungesën e konsesnsit politik në këtë hap shumë konkret”, ka thënë Mogherini.