Kryeministri serb Aleksandar Vucic, në konferncë për media pas takimit me shefen e diplomacisë Europiane, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, për siç ka thënë ai, mos dënimin e deklaratave të tmerrshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Vucic ka kritikuar deklaratat e Thaçit, për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke thënë se sikur të kishin dhënë liderët serbë deklarata të tilla, ata do të sanksionoheshin nga ndërkombëtarët, përcjellë gazetametro.net.
“Çka nënkupton ajo që Thaçi ka thënë se shqiptarët në Maqedoni duhet të marrin çështjen në duar të veta”, ka thënë Vucic duke shtuar se këto janë standarde të dyfishta ka thënë Vucic.
Ndërsa, duke folur për protestën e radikalëve të Shesheljit në parlament derisa mbante fjalim Mogherni, Vucic ka thënë se ishte moment i pakëndshëm dhe i panevojshëm që të bërtitet për 20 minuta, kur ajo protestë sipas tij do të mund të bëhej shumë më shkurt.
“Edhe unë jam fajtor sepse edhe unë kam qenë i pakëndshëm, por jo edhe i pahijshëm”, ka thënë Vucic.

