Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi sot feston ditëlindjen e saj. Natyrisht në këtë ditë asaj nuk i mungojnë dhuratat e fjalët më të bukura, transmeton Gazeta Express.
Ajo ka marr edhe një urim shumë special nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti i cili edhe kujdeset për veshjen e këngëtares.
Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi e një urim të veçantë.
‘Në këtë jetë, ka shumë aventurat dhe kaq pak kohë për të shijuar të gjitha prej tyre. Jo për ty. Jeta është një aventurë e pafund me ty pranë meje. Urime ditëlindjen Diva’, kishte shkruar ai.