Lajme

Kaos në Parlamentin e Serbisë: Sheshel me deputetë pengon fjalimin e e Mogherinit (VIDEO)

By first-channel.tv

March 03, 2017

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini është ballafaquar me brohoritje të deputetëve të Partisë Radikale të Vojislav Sheshel teksa ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Serbisë.

“Rusia”, “Rusia”, nuk na duhet më “Unioni” (BE’ja). Në seancën ku ka folur Mogherini kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuciq si dhe disa ambasador përfshirë edhe ambasadorin e SHBA’ve.

Ajo fillimisht deputetëve të Serbisë u është drejtuar në gjuhën serbe ndërkohë që gjatë gjithë kohës sa ka folur radikalët nuk janë ndalur duke bërtitur. Mogherini ka takuar edhe Presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliq.

http://dai.ly/x5drs4g