Mediat serbe, veçmas gazeta më e madhe atje, e cila tash e sa kohë është komplet në duart e Kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vucic, ka nisur një fushatë të egër ndaj Ramush Haradinajt.
Në numrin e sotëm të kësaj gazete, Haradinaj quhet ‘monstrum”, i cili i ka varrosur dy policë të gjallë, ndërkohë që përmenden edhe dhunime.
Këto akuza, sipas Blic, do të deponohen në gjykatën franceze e cila po shqyrton cështjen e ekstradimit të Haradinajt në Serbi.
Shkrimet propagandistike të “Blic”, vijnë një ditë pasi Gjykata vendosi ta shtyjë deri më 6 prill për Haradinajn.