10 gjëra që nuk i dini rreth Melania Trumpit

Melania Trump është Zonja e Parë e Amerikës, por ka disa gjëra që nuk i dini rreth saj. Ajo ka qenë modele dhe këtë e tregon më së miri trupi i saj elegant. Me Presidentin Trump është njohur në një festë, nga ku nisi gjithçka duke përfunduar në martesën e tyre 12-vjeçare. Përveç këtyre, ju nuk dini se
Melania Trump e ka marrë emrin nga qyteti i lindjes, Melanija Knavs, Slloveni.

Ajo ka bërë reklama që në moshën 5-vjecare kur reklamoi disa lloje qumështi.

Kur filloi të dizajnonte, Trump i krijoi një vend ku mund të krijonte bizhuteri dhe rroba.

Melania ka krijuar linjën e bizhuterive “Melania Timepieces.”

Ajo është diplomuar për Arkitekturë në Universitetin e Lubjanës.

Kur e ka takuar Trump në një festë në 1988 refuzoi t’i jepte numrin, por më pas ishte Melania ajo që ia kërkoi dhe e mori në celular pas disa ditësh.

Në martesën e saj dhe të Donald morën pjesë Bill dhe Hillary Clinton.

Melania veshi një fustan të përbërë prej 1500 kristalesh në dasmën e saj.

Ajo nuk ka dëshirë që të ketë një dado për djalin e saj Barron, prandaj kujdeset vetë për çdo hap të tij.

Melania flet 6 gjuhë: sllovenisht, frëngjisht, serbisht, gjermanisht, italisht dhe anglisht

Temat
Showbiz

Të afërta