Botë

Klubi i Astronomisë së Kosovës në mesin e 22 astronautëve nga Nasa

By first-channel.tv

March 02, 2017

“Astronomy Outreach of Kosovo ” është ftuar në “Spacefest” në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mesin e 22 astronautëve nga Nasa.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë krahas klubit të Kosovës “Astronomy Outreach of Kosovo” , edhe paneli Apollo, ata që shkelën Hënën, shkencëtarë dhe astronomë, autorë, artistë, figurat më publike nga NASA.

Kryetarja e këtij klubi Pranvera Hyseni tregoi për Gazetën Metro rëndësinë e kësaj ftese duke e ditur kjo konventë i bashkon astronautët dhe astronomët, pothujase nga e gjithë bota, andaj është nder edhe për Kosovën të jetë atje.

“Kjo është një konventë që po mbahet në Tuscon, Arizona, SHBA për herë të tetë. Pasi që klubi ynë i astronomisë “Astronomy Outreach of Kosovo” është ftuar të marr pjesë në disa konferenca në SHBA duke filluar nga muaji Maj – Shtator, njëra nder to do të jetë edhe kjo konvente”. tha Hyseni për Gazetën Metro.

Duke e theksuar se qëllimi i kësaj ngajrjeje është shumë i rëndësishme për Kosovën, Pranvera Hyseni do të përfaqësoj Kosovën pranë astronautëve nga Nasa, e të ftuarve tjerë. Pranvera do të jetë e vetmja nga gjithë antarët e klubit që do shkoj atje për shkak të shpenzimeve të larta.

“Në SHBA do të udhëtoj vetëm unë, për të përfaqësuar Kosovën dhe klubin në të gjitha këto takime shkencore. Antarët e tjerë nuk munden të udhëtojnë bashkë me mua në këtë ngjarje madhështore shkaku i shpenzimeve të larta”, përfundoii Hysei.

“Spacefest” do të mbahet me 8 deri 11 qershor 2017, në Arizona, SHBA.