Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

“Ishte i vrarë, një pjesë e mirë e trupit ishte çarë” Banorët e Elbasanit shohin tmerr (Foto)

Në Elbasan ka nisur një fushatë masive e vrasjes së qenve endacakë.
Përgjithësisht, punonjësit e bashkisë nisin aksionet gjatë natës, helmojnë apo i vrasin këta qen, të cilët janë edhe të pavaksinuar dhe përbëjnë rrezik për komunitetin, ndërsa ditën heqin trupat e tyre.

Mirëpo, veç veprimit të mirë (nëse mund ta quajmë të tillë në kushtet e Shqipërisë vrasjen e kafshëve), punonjësit duhet të mësojnë edhe si të largojnë nga rruga këto kafshë. Të shumtë janë banorët që nuk e kanë pëlqyer aspak, për të mos thënë se janë tmerruar nga ajo që kanë parë ditën e sotme.

Njëri prej tyre ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ.al, ku thotë se punonjësi, i cili i kishte vënë dorezat por kishte harruar uniformën në shtëpi, e ka kapur prej këmbësh qenin e ngordhur dhe me barkun e çarë, e më pas e ka tërhequr zvarrë në rrugë.

“Fotoja është bërë tek kryqëzimi i Cërrikut në Elbasan. Qeni ishte i vrarë. Një pjesë e mirë e trupit i ishte çarë. Na tmerruan”, – thotë qytetari për JOQ.al.

Exit mobile version