Botë

Kuzhinieri me origjinë shqiptare René Redzepi e bën partner biznesi pjatalarësin

By first-channel.tv

February 28, 2017

Kuzhinieri me famë botërore, Rene Redzepi, i lindur në Danimarkë, por me origjinë shqiptare, e ka bërë partner biznesi pjatalarësin e tij në restorantin “Noma”.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Redzepi ka njoftuar se dy menaxherët dhe pjatalarësi i restorantit të tij, nga tash do të jenë partner në biznes me të, transmeton Express.

“Partner të rinj: Teksa ia mbyllim dyert ‘Nomës’ së vjetër, po ashtu po shkojmë drejt hapit të radhës. Jemi pozitiv se do të hapin dyert e hapësirës së re në fund të këtij vitit. Por, çka është më e rëndësishmja, ju njoftojmë se ‘Noma’ në edicionin e tij të ri do të ketë një numër të vogël partnerësh. Jam jashtëzakonisht i kënaqur t’i tregojë botës se menaxherët e restorantit tanë Lau dhe James, si dhe pjatalarësi, Ali, janë bërë partnerë në ‘Noma’,” ka shkruar ai.

Ai e ka përshkruar këtë si momentin më të lumtur gjatë kohës së tij në restorantin “Noma”.

“Ky është vetëm fillimi, meqë planifikojmë t’i befasojmë edhe disa anëtarë të tjerë të stafit të cilët kanë punuar me shumë zell. Ky është njëri nga momentet më të lumtura të kohës sime në ‘Noma’”.