Zv.Kryeministri Kelmendi ndërron mendje, kërkon miratimin e demarkacionit

Tani zëvendës kryeministri i Kosovës, e dikur deputet i Kuvendit, Ramiz Kelmendi, kishte thënë se nuk do e votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Tani, si zv.kryeministër, Kelmendi kërkon miratimin e demarkacionit.
“Jemi dëshmitarë se Komisioni me detyrë që të përcaktojë sipërfaqen e territorit që është paracaktuar nga e kaluara, jo nga ne, por nga dy republika të cilat asokohe ishin në kundërshtim të plotë me hapësirat territoriale të Kosovës, dhe si të tilla ishin gjithnjë në dëmtim të hapësirës territoriale të Kosovës, pra Komisioni i parë shtetëror, më pas edhe Komisioni i dytë ndërkombëtarë dhe ky komision i tanishëm, po sjellin rezultate të njëjta mes vete të sipërfaqes tonë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka potencuar se bashkësia ndërkombëtare ka parashtruar kushtin e demarkacionit me Malin e Zi , si pikë për liberaliziminn e vizave, duke thënë se tani është koha dhe momenti që ky proces të përmbyllet.

Statusi i plotë i Ramiz Kelmendit:

Interesi i shtetit të Kosovës është mbi interesin lokal dhe politik

Pasqyra reale e temës Demarkacioni me Malin e Zi, mëse e qartë edhe pas Komisionit III.

Menaxhimi shtetëror është obligim që këtë interes qytetarë ta shtyejë përpara edhe përkunder sfidave të caktuara.

Komisioni i formuar nga Qeveria e Kosovës me vendim unanim për të trajtuar demarkacionin me Republiken e Malit të Zi, i ndërtuar nga dikasterët profesional dhe shkencorë, me potenciale edhe njerëzore, prirë nga kreu i këtij komisioni, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës z. Hivzi Islmai dhe antarë të tjerë, ka nxjerrur një përfundim transparent që është bërë publik edhe në media.

Komisioni e ka lexuar raportin preliminar me të cilin u vërtetua se Kosova nga sipërfaqe territori që kishte 10. 887 km2 tani saktësisht ka një sipërfaqe prej 10. 905.25 km2, diferencë kjo prej 18.25 km2 (1825 hektarë) më shumë se që kemi mësuar gjatë tërë kohës.

Jemi dëshmitarë se Komisioni me detyrë që të percaktojë sipërfaqën e territorit që është paracaktuar nga e kaluara, jo nga ne, por nga dy republika të cilat asokohe ishin në kundërshtim të plotë me hapësirat territoriale të Kosovës, dhe si të tilla ishin gjithnjë në dëmtim të hapësirës territoriale të Kosovës, pra Komisioni i parë shtetëror, më pas edhe Komisioni i dytë ndërkombëtarë dhe ky komision i tanishëm, po sjellin rezultate të njëjta mes vete të siperfaqës tonë.

Në anën tjetër kemi kundërshtime të cilat edhe janë këmbëngulëse, por të cilat ishte dashur të argumentoheshin me harta dhe dokumentacione valide të cilat rjedhin nga literatura dhe dokumentet shkencore. Nuk është as etike, as profesionale dhe as njerëzore që mënyra e komunikmit të ekspertëve të bëhet me linja ndërmjetësuese të qytetarëve.

Kjo çështje madhore e meriton, që të largohen xhelozitë strukturale, etiketimet dhe vlerësimet të profesionalizimit. Do ishte më mirë që këto debate të bëhen me argumente të cilat për këtë lëmi janë dokumentacioni teknik, e jo llafet politike, meqë këto procese janë me interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është e arsyeshme që kjo gjendje të trajtohet për shkak të ngritjes së emocioneve të qytetarëve të lokalitetit përgjatë brezit kufitar me Malin e Zi – (Rugovës), por këto shqetësime nuk na jepin të drejtë që ne të dëmtojmë interesat madhore të qytetarëve të mbarë Kosovës.

Nga kjo rezulton se këto kërkesa të qytetarëve edhe pse janë të arsyeshme nuk kanë qenë temë e tretmanit ndarës, por temë e përcaktimit, edhe pse, mendojë se është padrejtësisht, por realiteti në shumë raste për shqiptarët ka qenë i dëmshëm, ne nuk dëshirojmë të luajmë rolin që mundemi të përmirësojmë gabimet historike, por edhe nuk do kemi arsye të vazhdojmë me gabimet të cilat i kanë kushtuar shqiptarëve në të kaluarën.

Jo-definimi dëmton seriozishtë të ardhmen e shtetit tonë, prandaj, obligimet qeveritare që rrjedhin për qeverisje të mirë dhe funksionale në akordim me shtetet të cilat jemi në miqësi të përhershme, na obligojnë të kemi qëndrime parimore, edhe të dhimshme, por, kur kemi para vetës dokumentacion të bollshëm dhe dokumentacion shkencorë, vendimet janë të domosdoshme.

Bashkësia ndërkombëtare ka parashtruar kushtin e demarkacionit me Malin e Zi , si pikë për liberaliziminn e vizave, ndaj është koha dhe momenti qe ky proces të përmbyllet (një herë vjen vera ka dera, vera tjetër pas pesë vitesh citojë Tanja Fajon) sepse vonesat në kohë janë gabime historike, nuk duhet ti lëmë si qçëhtje të hapura. Kosova e meriton të kryej obligimiet ndërkombëtare.

Duke e ditur se edhe unë jam pjesë e qeverisjes, rrjedhimisht kam marrë obligime të jem edhe pjesë e vendimeve të rëndësishme me interes të përgjithshëm qytetarë, ndaj dhe këtë më duhet ta bëjë, sepse besojë në punën e eksperëtve, besojë në punën e kryeministrit Mustafa dhe të qeverisë, besojë në njohuritë e mija që kam për këtë territor, që si i tillë është fakt.

Ramiz Kelmendi – zv/Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Temat
LajmeVend

Të afërta