Valer Kolnikaj është një nga ish banorët e Big Brother Albania që edhe pse nuk ishte fitues i edicionit ai mundi të binte në sy më shumë nga të gjithë.
Vetëm pak na ndajnë nga fillimi i Big Brother 9, dhe Valeri ka shkruar një postim në formë sugjerimi për ata që do të jenë konkuruesit e rradhës, se si të dalin fitues nga ajo shtëpi.
“3 vite nga fillimi i aventurës në Big Brother, për të përjetuar magjinë me emrin shoë-media-televizion (gjithmonë bëj rezyme, kam nostalgji, hahaha). Kam 3 vite që jam pjesë e emisioneve në mediat më të rëndësishme në vend, pra vetëm audiencat e larta sepse kështu e nisa dhe po kështu dua ta vazhdoj. Ata që bëjnë matjet e sharet thonë që unë I NGRE hahah! E di që s’duhet ta them por kjo dihet.
Kam njohur nga afër personazhet më të rëndësishëm të medias (shumë nga ata i kam miq tashmë) dhe jam i lumtur që kur isha teleshikues kam qenë i saktë në njohjen e vërtetë të tyre. Kam qeshur me çdo sulm-negativitet e falsitet që dikush më është drejtuar (duke bërë si i zgjuar apo tangërlliks).
Mos kujtoni se e kam të lehtë, njëkohësisht jam mjek dhe përditë përballem me anomalitë e problemet e tjerëve, jam prind e familjar (kush ka familje të shëndetshme e di sa kujdes dhe rëndësi i duhet dhënë) dhe jetoj në Malësi (udhëtoj pra). Unë ju kam treguar në “Big Brother” për një ËNDËRR, nisi aty dhe sot bën 3 vite REALITET.
P.s. Mezi po pres edicionin e këtij viti me Arbanën e jashtëzakonshme, por kam një këshillë për konkurrentët: uroj të shikoj lojtarë të fortë, që të mbërthejnë para ekranit duke bërë shoë, me vlera dhe zemërmirë, por dhe që i marrin vetë gjërat, jo me t’i dhënë (është r vështirë me të gjitha këto, por ka). Më besoni që publiku i kupton dhe di të gjitha!”, shkruan ai.