Qeveria e Turqisë e ka hequr sot ligjin që deri tani ua ndalonte grave veshjen e shamisë në institucionin e Ushtrisë.
Ushtria është institucioni i fundit turk nga ku kjo ndalesë hiqet, transmeton Express.
Për një kohë të gjatë, ushtria është parë si rojtari i kushtetutës laike të Turqisë.
Turqia ka kushtetutë laike që daton nga ditët e themeluesit të republikës moderne, Kemal Ataturk, të cilit nuk i pëlqente që gratë të vishnin shami.
Në vitet 1980-ta ka qenë ë ndaluar të veshësh shami në institucione publike.
Laikët e cilësojnë shaminë si simbol të konservatimit fetar, si dhe e akuzojnë presidentin Recep Tayyip Erdogan se po jep shtytje agjendës islamike, duke i kthyer shumë shkolla publike në fetare, si pjesë e zotimit të tij për të rritur gjeneratë besimtare.
Por, presidenti argumenton se ndalesa e shamisë është e mbetur jo liberale e së kaluarës.