Rusia shprehet rreth datës së takimit të parë Putin-Trump

Moska dhe Uashingtoni nuk janë duke biseduar momentalisht rreth caktimit të një date për takimin e parë të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij amerikan, Donald Trump.

“Datat specifike për një takim të tillë… nuk janë duke u konsideruar fare,” ka thënë zyrtari i Kremlinit Yuri Ushakov, transmeton Express.

Presidenti slloven, Borut Pahor, kishte sinjalizuar për gatishmërinë e vet që ta organizojë një takim të tillë, por Rusia dhe SHBA-ja nuk e kanë diskutuar këtë mundësi, ka thënë Ushakov.

Po ashtu, ai ka shtuar se Putin është duke planifikuar që të marrë pjesë në një takim të liderëve të vendeve të G20-s, që do të mbahet në korrik në Gjermani.

Temat
Botë

Të afërta