Njerëzit me inteligjencë emocionale rrallëherë zemërohen. Sepse zbatojnë këtë rregull

A njihni ndokënd që duket se gjithmonë përgjigjet në mënyrën e duhur në çdo situatë, edhe kur emocionet janë të larta? Shanset janë, që ky person të ketë inteligjencë të fortë emocionale, e cila i referohet aftësisë së një individi për të lexuar saktë dhe për të kontrolluar emocionet e veta, si dhe ato të të tjerëve përreth.

Njerëzit e zgjuar emocionalisht shpesh qëndrojnë të qetë edhe në situatat më rënduesedhe, si rezultat, marrëdhëniet e tyre janë shpesh të harmonishme. Ja një teknikë që këta tipa e përdorin shpesh.

Sa herë që jeni në një situatë e cila ju shkakton një reagim ekstrem emocional, jepini vetes 24 orë para se të bëni të ditura, mendimet dhe ndjenjat tuaja. Kur jeni nën presion, sistemi juaj nervor vihet në lëvizje dhe trupi juaj përmbytet me adrenalinë, kortizol dhe kimikate të tjera, që ju pengojnë të veproni në mënyrë racionale.

Njerëzit e zgjuar emocionalisht e dinë se, edhe ata që zakonisht ruajnë qetësinë, luftojnë shumë për të kontrolluar ndjenjat e tyre, kur provokohen. Ata e dinë se koha është një mjet i vlefshëm në trajtimin e problemeve.

Duke marrë kohë për të përpunuar emocionet tuaja dhe parë krejt panoramën, ju pengoheni që të turreni me zhgënjim, zemërim apo hidhërim.

Çdo tërheqje për një reagim me hov, do të zhduket brenda pak orësh, dhe pas kësaj ju mund të mendoni me kujdes, për mënyrën se si duhet të vazhdoni të silleni. Kjo qasje ndaj konfliktit dhe zgjidhjes së problemeve mund t’ju ndihmojë shumë, në mbrojtjen e marrëdhënieve tuaja më të rëndësishme, nga konfliktet e panevojshme.

Kështu që, herën tjetër që dikush ju zemëron, thjeshtë largohuni prej shoqërisë së tyre në mënyrë inteligjente, dhe mendoni për problemin për 24 orë. Emocionet do të shtrohen, dhe kështu do të mbërrini në një reagim racional kundrejt cilitdo lloj problemi.

Temat
Fun

Të afërta