Mustafa godet Policinë: Shumë policë janë të korruptuar, frekuentojnë kazinotë, ruajnë diskoteka ku përdoret droga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa, ka folur rreth arrestimit të 59 zyrtarëve policor të trafikut. Mustafa është shprehur se lajmi për arrestimin e tyre ishte sa zhgënjyes aq dhe i mirëpritur.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se ky numër i të arrestuarve nuk paraqet numrin real të të korruptuarve, duke theksuar se brenda PK-së numri i të korruptuarve dhe i atyre që keqpërdorin është shumë i madh.

Mustafa ka thënë se brenda Policisë së Kosovës ka edhe shumë çështje të tjera që duhet të diskutohen, sic janë frekuentimi i kazinove nga pjesëtarët të këtij institucioni si dhe ruajtja e disktokave të vendit nga disa policë, e në këto vende siç ka thënë Mustafa dyshohet se ka edhe përdorim të substancave narkotike.

Ai ka përmendur edhe shuarjen e Departamentit për Hetime Speciale në IPK, duke thënë se shuarja e këtij departamenti është zhgënjues.

Ky është statusi i plotë i Mustafës:

Arrestimi i 59 policëve, përgjegjësia e tyre penale dhe mungesa e përgjegjësisë menaxherialeArrestimi i 59 policëve nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës ( Departamentit për Hetime Speciale, department ky që tanimë është eleminuar nga organogrami i IPK-së) ishte lajm sa zhgënjyes, po aq edhe I

mirëptitur. Ishte zhgënjyes , sepse qytetarët e Kosovës duan që ta kenë një polici të moralshme dhe të pakorruptuar, ndërsa u mirëprit , sepse qytetarët duan që të gjithë të korruptuarit të marrin dënimin e merituar.Arrestimi i 59 policive të trafikut në vetëm 4 drejtori ( M. e Jugut, M.e Veriut, Prizren dhe Autostradë) , pra me një mesatare prej 15 policësh, mund të interpretohet edhe si një aksion I lënë në gjysmë dhe I cili mund të sillte edhe dhjetëra të arrestuar.

Teoritiksht, sikur ky aksioni të zhvillohej edhe në 5 drejtoritë e tjera rajonale, ndoshta ( teoria e probabilitetit) do të kishim edhe 75 policë të arrestuar , apo në total rreth 134 polic. Dhe kjo nuk është e tëra, sepse këtu bëhet fjalë vetëm për policë të trafikut.Policia e Kosovës në përgjithësi është shumë profesionale dhe që përbëhet nga pjesëtarë shumë të ndërgjegjshëm e shumë të moralshëm.

Por, nga ajo që flitet prej qytetarëve dhe nga brenda vet policisë, numri I të korruptuarve dhe I atyre që keqpërdorin është shumë më I madh se këta që janë arrestuar.Është momenti I fundit që Policia e Kosovës të filloj një reflektim të brendshëm, sepse kjo I ndihmon parasegjithash vet policisë. Pastrimi I policisë nga elementet kriminale dhe të korruptuara është shërbimi më I madh që mund t`iu bëhet qytetarëve .

Flitet se veprimet korruptive të policëve të arrestuar, për vite të tëra kanë qenë të njohura për qytetarët dhe vet kolegët e tyre. Prandaj, shtrohet pyetja se cfarë kanë ndërrmarrë shefat ( eprorët) e tyre për ti penguar këta ? Pra , këtu kemi edhe pjesëmarrje në krim të shefave të tyre, të cilët me mosveprim kanë lejuar korrupcionin.

Mosveprimi I shefave ( eprorëve) ka bërë që policët e arrestuar të vazhdonin për periudhë të gjatë zhytjen në ujërat e korrupcionit.Sigurisht që policët e arrestuar do ti nënshtrohen përgjegjësisë penale për veprat me të cilat ngarkohen. Por, pse ka hezitim në shtruarjen e përgjegjësisë menaxheriale ndaj shefave ( eprorëve) të tyre. Deri më tani nuk kemi dëgjuar për masa të marra ndaj shefave që për vite të tëra kanë lejuar korrupcionin e këtyre policëve të arrestuar.

Përgjegjësia menaxheriale parandalon korrupcionin dhe keqpërdorimin nga ana e policiëve. Prandaj, më mirë është të merren masa parandaluese se sa përballja me pasojat. Policia e Kosovës ka kapacitet ta bëjë këtë, por duhet vendosmëri më e madhe.PS: Ka edhe shumë çështje që duhet të diskutohen më me vendosmëri brenda Policisë së Kosovës. Ka përfolje se:– shumë policë janë frekuentues të rregullt të kazinove dhe se aty humbin shuma parash shumë herë më të mëdha se të ardhurat e tyre mujore nga pagat.

Nga prejardhja e atyre parave ?!;– policë të caktuar ruajnë diskotekat me në emër anëmbanë Kosovës, diskoteka në të cilat ka dyshime se përdorën lëndë narkotike dhe shërbehen pijet alkoolike për të miturit, ( pse po dështojnë shumë aksione të Drejtorisë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve ?!);– policë ( besa edhe eprorë ) të caktuar më shumë mund ti shohësh në ambiente të universiteteve publike e kolegjeve private , se sa në zyrat e tyre të punës, etj.,etj.Heshtja përballë këtyre fenomeneve zbehë punën e madhe që ka bërë e po bënë Policia e Kosovës. Është koha e fundit të tregohet vendosmëri më e madhe në luftimin e këtyre dukurive.

Temat
LajmeVend

Të afërta