Ai u bë i famshëm me rolin e Korabit të serialit “Familja Moderne”.
Megjithëse është larg projekte kinematografike, ai kohë pas kohe po informon fansat rreth jetës private.
Bëhet fjalë për Nëntor Fetiun, i cili i është shtuar familja edhe me një anëtar, transmeton Telegrafi.
Aktori është bërë baba për herë të dytë pas vajzës të cilën e kishte pagëzuar me emrin Herona.
Fetiu është bërë sot baba i një princeshe, të cilën ende nuk dihet si e kanë pagëzuar.
Ndryshe, aktori është i martuar me Njomëza Fetiun, e cila gjithashtu është aktore e njohur shqiptare.
Kujtojmë se Nëntor ka pasur role të vogla episodike në disa projekte filmike në Kosovë.
Temat
Showbiz