BE i kërkon Gjermanisë të reduktojë tepricën tregtare

Komisioni Evropian i kërkoi sot Gjermanisë, ekonomia më e madhe në BE, që të reduktojë tepricën shumë të mardhe tregtare dhe të përqëndrohet në rritjen e konsumit të brendshëm.

Teprica tregtare e Gjermanisë ishte në vitin 2016 në nivelin më të lartë historik, 8,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në vitin 2015 teprica tregtare ishte 8,5 për qind dhe në vitin 2014 ishte 7,5 për qind e PBB-së, përcjell Atsh.

Sipas rregullave të BE-së vendet anëtare nuk duhet të kalojnë një mesatare të tepricës tregtare prej gjashtë për qind të PBB-së në tre vite.

Temat
BotëLajme

Të afërta