Botë

Kelmendi e Nishevci – Sportistët e Vitit

By first-channel.tv

February 22, 2017

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë çmimet për sportistët më të dalluar të vitit 2016. Majlinda Kelmendi që vitin e shkuar i solli medaljen e parë të artë olimpike Kosovës u zgjodh Sportistja e Vitit, ndërsa Sportisti i Vitit është karateisti Herolind Nishevci.

Trajneri i Vitit është shpallur Driton Kuka, ndërsa me çmime speciale janë nderuar Fadil Vokrri dhe Shqipe Zogiani.