Ja si do të merrni rezultate më të mira gjatë kërkimit me google

Google e përdorim çdo ditë për kërkime, por ende nuk e dimë se çfarë mundësishë ofron. Rezultatet e kërkimeve tona mund të jenë edhe më mira dhe prandaj po ju sjellim 10 truqe që do t’ju duhen për kërkim më të mirë në internet.

1. Përdorini thonjëzat

Nëse kërkoni një shprehje të saktë nuk do të ishte keq që t’a vendosni në thonjëza. Kur e bëni këtë, Google do të të kërkojë vetëm faqet me këtë term ose një frazë të veçantë.

2. Përdorni yllin (*) në brendësi të thonjëzave

E kërkoni një këngë, por nuk mund të mbani mend të gjitha fjalët, vendosni në thonjëza atë që dini, ndërsa fjalët që nuk i dini zëvendësoni me yll.

3. Duke përdorur minusin eliminoni atë që nuk keni nevojë

Kërkoni një shprehje me të cilën lidhet një numër i rezultateve të kërkimit që nuk janë interesante për ju, prandaj afër fjalës që nuk doni t’a shihni vendosni një minus. Për shembull, nëse jeni duke kërkuar fjalën jaguar si një kafshë, ju mund të eliminoni rezultatet lidhur me jaguar si makinë (jaguar -automobil).

4. Kërkuar një web faqe sipas një fjale kyqe

Një tipar interesant në Google quhet “site”. Nëse doni, për shembull, që Google të paraqesë vetëm artikujt nga Gazetaexpress, tek kërkuesi shtypni “google site: gazetaexpress.com”.

5. Ju mund të lexoni lajmet nga shekulli i 19-të

Google News ka një mundësi për të kërkuar për lajme të vjetra më shumë se 100 vjet vite nga arkivat në mbarë botën.

6. Krahaso ushqimet apo shume shprehje të tjera duke përdorur termin “vs”

Dëshironi që të krahasoni, për shembull, orizin dhe mishin; në Google shkruani “rice vs vs meat”. Një rast tjetër mund të jetë; Barcelona vs Real Madrid, për të parë, për shembull, rezultatin e ndeshjes futbollistike.

7. Përmirësimi i kërkimit me filtra

Dëshironi të gjeni një recetë për një gjellë të preferuar, në opsionet e kërkimit të avancuar në fund të faqes ju mund të filtroni rezultatet për përbërësit, kohën e gatimit dhe numrin e kalorive.

8. Përdorni “define” në mënyrë që të zbuloni kuptimin e fjalëve

Ju duhet një shpjegim i plotë i fjalës në anglisht, mjafton që t’a shkruani atë fjalë dhe para sajë e vendosni fjalën define (për shembull, define: loan).

9. Luaj “Atari Breakout” në Google

Për lojë legjendare mjafton që në kërkues të shtypni “Atari Breakout” dhe loja mund të fillojë.

10. Kërkoni për një foto

Doni të gjeni se kush është personi në foto, ruajeni dhe klikoni në butonin “images”. Vendosni foton kërkuesin e Google (duke e zhagitur foton në shiritin kërkues të Google) dhe Google do t’ju tregojë se kush është në foto ose që ka ngjashmëri.

Temat
Teknologji

Të afërta