Historia e pazakontë e fustanit të këngëtares së madhe, dikujt i është dashur të vjedhë

Autori i mirënjohur Agim Doçi gjatë një interviste për “Pasdite në Top Channel” është shprehur për prapaskenat e festivalit të 27-të të Këngës në RTSH.

Ai është shprehur se në atë edicion merrte pjesë Parashqevi Simaku me me këngën “e Duam Lumturinë” dhe kishte kërkuar me patjetër që të vishte një fustan taftaje me ngjyrë rozë, e për t’ia mundësuar këtë atij ju desh të vidhte perdet e Komitetit Qendror.

“I vetmi vend ku mund ta gjeja ishte Komiteti Qendror. Perdet e Komitetit Qendror ishin bojë rozë. I kam vjedhur dhe me copën në dorë kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu, të cilës sa nuk i ra pika kur m’i pa në dorë, sepse i njohu që ishin perdet e Komitet”, u shpreh Doçi.

Gjatë kësaj interviste ishte i ftuar edhe kantautori i njohur Pirro Çako i cili u shpreh se Simaku u bë gati të braktiste festivalin pasi nuk i pëlqente orkestrimi i këngës. “Parashqevia hoqi dorë nga kënga. Iku sepse nuk i pëlqeu orkestrimi.

Të pasnesërmen ishte festivali. Gjergj Lekën ishte i vetmi që pranoi ta riorkestronte këngën për gjatë gjithë natës”,-u shpreh Çako. Pasi mori fustanin që kishte kërkuar Parashqevia pranoi të këndonte këngën, që fitoi çmimin e parë në atë festival.

Temat
Showbiz

Të afërta