Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të zezë të cilës i është dashur një kohë rekord prej një dekade, për të gllabëruar një yll – dhe po vazhdon ta “përtypë”. “Gostia” po ndodh në një galaktikë të vogël 1.8 miliard vite-dritë larg nga Toka.
Shkencëtari i Universitetit të Neë Hampshire, Dacheng, tha se gëlltitja prej vrimës së zezë është vënë re që nga vitet 1990.
Shkencëtari dhe ekipi i tij përdorën të dhëna nga teleskopët me rreze X që ndodhen në orbitë, për të studiuar këtë gllabërim monstruoz. Shpërthimet e rrezeve X ndodhin kur një yll gëlltitet nga një vrimë e zezë, në miliona gradë celcius.
“Ne kemi vërejtur fundin e zgjatur dhe spektakolar të një ylli”, tha shkencëtari në një deklaratë. “Eshtë një gjë e pazakontë, sepse na tregon se si një yll, dy herë më i madh se sa Dielli ynë, gëlltitet për një vrime të zezë”.