Kohët e fundit aktori Gaz Paja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të sherrit që ka
patur me gazetaren Alma Mile, gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në Teatrin ‘Kujtim Spahivogli’.
Ky diskutim ka vijuar edhe më vonë ku Paja në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” është
shprehur për të si “gazetaruce, e cila e di shumë mirë sesi e ka fituar punën”, shkruan Gazeta Express. Por duket se këtë antipati për gazetaret dhe moderatoret Gazi nuk e ka për të gjitha.
Në një intervistë të dhënë në “Fun Day” me Fatma Methasani ai i ka shprehur hapur simpatinë që në minutat e parë të intervistës (minuta 8:17).“Të simpatizoj je shumë e këndshme,”-i ka thënë aktori moderatores.
Temat
Showbiz