FOTO/ Dashuria e re e Soni Malajt, kush është djali beqar që llaston mamin single

Gjithmonë pranë, në paskuintat e një koncerti apo festivali, në biznesin e tyre të përbashkët (një nga lokalet e rrjetit të famshëm “Sophie”), apo duke shijuar një gotë me miqtë në lokalet e natës në

Tiranë. Fotografi ynë e kapur çiftin më të komentuar të vitit që lamë pas, Soni Malaj dhe të fejuarin e saj Klevi, në lokalin ku këndon mikesha Eneda Tarifa, e cila ishte njëkohësisht autorja e teksit të këngës “Për vete më mbaj”, me të cilin Soni konkurroi në festivalin “Kënga Magjike 2016”.

Artistja u rikthye në këtë garë pas shtatë vitesh mungesë duke rrëmbyer kupën e çmimit “Best Perfomance”, dhe e meritonte pasi mund të themi se ishte e vetmja këngëtare që kishte nisur përgatitjet për muaj të tërë, një alternim i ushtrimeve të zërit dhe palestrës. Rikthimi në këtë skenë ku artistët votojnë për njëri-tjetrin përkonte me momente të bukura në jetën e saj, pas fejesës në qershorin e

kaluar me partnerin e ri, Klevin, një djalë i panjohur në publik, por jo për ata që frekuentojnë kafet apo club-et e zonës së ish-Bllokut në Tiranë. Ata u fejuan pas një viti që shoqëroheshin rregullisht me njëri-tjetrin, ndërkohë që për të gjithë miqtë e tyre të afërt janë çifti i dashuruar kokë e këmbë.

Kjo duket edhe nga këto foto ekskluzive që po botojmë në revistën “Story”, ku duket se nuk rrinë dot asnjë moment pa u përqafuar e puthur, edhe pse në tavolinë janë të pranishëm miqtë e tyre. Për të gjithë ata që e njohin Klevin, ai është një djalë beqar, i qetë dhe me gjendje të mirë ekonomike.

Po si e gjetën njëri-tjetrin? “Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët. Ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Takimi ishte krejt i rastësishëm. Pas festës (ditëlindjes së mikeshës), unë po prisja rojen e parkingut për të marrë makinën. Aty ai kaloi. Unë e pashë në errësirë, atij i shndritën sytë dhe buzëqeshi”, tregoi Soni.

Më e rëndësishmja është që ai është shumë i dedikuar pas artistes, duke e shoqëruar jo vetëm në eventet brenda vendit, por edhe në udhëtimet në Itali e vende të tjera. Kjo histori e re dashurie pas divorcit nga balerini italian, Mirko Luccarelli u komentua si “dielli pas shiut”, pasi ajo vetë u shpreh se divorci nuk ishte aq i thjeshtë për të.

Pas disa viteve martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e tyre gati 5 vjeçare Anna, Soni Malaj u nda nga balerini në 2015- ën. Këngëtarja pranoi publikisht vitin e shkuar se martesa kishte marrë fund, por të vërtetën e ndarjen e tregoi në vjeshtë. E ftuar në një emision në Kosovë, pyetjes së një prej fansave për arsyet e ndarjes, këngëtarja u shpreh: “Nuk e di pse jam ndarë, vërtet nuk e di.

Ndarja nuk erdhi nga unë”, duke rrëfyer kështu qartë se në të vërtetë ishte Mirko ai që i kishte dhënë fund martesës. Gjithsesi Soni ka ditur të ecë përpara, pasi tani duket e lumtur pranë Klevit, djalit simpatik nga Tirana.

Temat
Showbiz

Të afërta