Aktorja e ‘Portokalli’ ka dalë në një lidhje direkte në televizion një ditë pas lindjes së djalit të saj.
Delinda Zhupa ka rrëfyer live nga materniteti ndjesinë e parë të të qenurit nënë. Gjithashtu aktorja ka zbuluar dhe emrin e djalit të saj.
“Jam shumë mirë, mezi e kisha pritur këtë moment. Gjëja e parë që kisha ishte meraku që djali të ishte mirë dhe, kur më thanë mjekët se kam lindur një djalë të shëndetshëm dhe bukurosh, nuk kishte lumturi më të madhe”, – tha Delinda për “Pasdite”.
Aktorja dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur një emër të veçantë për vogëlushin e tyre. Ata pas kërkimesh të shumta kanë vendosur ta quajnë Desanti.
Temat
Showbiz