Diskreditohen femrat: Ja pse bërtasin ato gjatë seksit

Arsyet që femrat bërtasin gjatë seksit, si duket nuk kanë të bëjë me ndonjë kënaqësi të veçantë. Një studim tregon se orgazmi gjatë marrëdhënies seksuale arrihet gjatë paralojës, ndërkohë që britmat kanë të bëjnë me përshpejtimin e orgazmat tek mashkulli ose edhe me arsye tjera…
Një ekip i Universitetit të Lancashire ka publikuar një studim që merret me këtë çështje.

Në studimin, pjesë e të cilit kanë qenë 71 gra të moshës 18-48 vjet, janë analizuar detajet që kanë të bëjnë me zhurmën që bëjnë femrat gjatë marrëdhënieve seksuale.

Studimi ka nxjerr përfundimin se shumica e grave lirojnë zhurma në shtrat, por jo domosdoshmërisht kjo ka të bëjë me orgazmën. 66 përqind e pjesëmarrësve kanë bërë me dije se këtë e bëjnë ndërkohë që 87 përqind e tyre thonë se këtë e bëjnë për t’u dukur më shumë seksi dhe me më shumë vetëbesim.

Po ashtu sipas përgjigjeve të tyre zhurma ka të bëjë edhe me thyerjen e monotonisë në shtrat.

Studimi thotë se orgazmin e arrijnë gjatë paralojës. Si duket pjesa tjetër është vetëm aktrim.

Temat
Përgjithshme

Të afërta