Bastisje në disa shtëpi dhe në një xhami të të dyshuarve islamikë në Zvicër

Policia zvicerane i ka bastisur sot disa shtëpi dhe e ka kontrolluar një xhami në lindje kantonit të Ticino, si pjesë e një hetimi ndaj aktiviteteve të dyshuara islamike, njoftojnë prokurorët federalë.

Më shumë se 100 oficerë kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa është arrestuar një person, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, përcjell Express.

Kjo zyrë njoftoi se është duke kryer procedural kriminale kundër dy personave, njërit me nënshtetësi të dyfishtë, zvicerane dhe turk, dhe tjetrit me nënshtetësi turke, bazuar në dyshimet se kanë rekrutuar njerëz për ISIS-in apo grupe të ngjashme.

Njëri nga dy të dyshuarit është paraburgosur në pritje të hetimeve të mëtejme.

Temat
BotëLajme

Të afërta