Amnesty International ka kritikuar Serbinë për vonesat e pretenduara në procedurat penale sipas ligjit ndërkombëtar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë të viteve ’90
Amnesty International ka kritikuar shtetin serb për vonesat në procedurat penale për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së ’90, kushtet e dobëta për refugjatët dhe emigrantët dhe “progresin e kufizuar në dialogun me Prishtinën”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Kjo organizatë joqeveritare me bazë në Londër, thotë se refugjatëve dhe emigrantëve që janë në Serbi, të cilët janë nisur drejt vendeve të BE’së, iu mungojnë mbrojtjet adekuate.