Kjo kameriere franceze nuk i ka aspak frikë zhapikët gjigantë, madje i kap ata për bishti dhe i flak jashtë lokalit.
Videoja e mëposhtme u filmua në një restorant në Australi, ku një reptil i llojit “goanna” u fut brenda në kërkim të ushqimit.
Kamerierja e quajtur Samia Lila kujtoi se ai ishte qen dhe e kapi atë nga bishti, përpara se ta kuptonte mirë se bëhej fjalë për një zhapik gjigant 180 cm të gjatë.
Në rrjetet sociale 25 vjeçarja u vlerësua për trimërinë e saj.
Temat
Fun