VIDEO/ Rihanna dhe karriera e saj profesionale, ja si i ngjiti shkallët e suksesit diva e Pop-it

Rihanna e lindur më 20 shkurt të vitit 1998 në një vend ku të jesh grua nuk është as sot e thjeshtë, e aq më pak grua e suksesshme në mbarë globin.

Në moshën 15-vjeçare, e braktisi Barbadosin, për të provuar një jetë të re në Amerikë, pasi jeta e saj mori një kthese të madhe, kur një shoqe e saj e prezantoi me një producent muzikor, Evan Rogers, që ishte me pushime në Barbados. Ai e ndihmoi atë që të regjistronte këngë. Pastaj e çoi që të punonte me Jay-Z, i cili i siguroi një sukses shumë të madh.

Vetëm 8 muaj pasi ka nënshkruar kontratë me labelin e Jay-Z, këngëtarja nxori në treg këngën Pon de Replay, këngë e zhanrit pop regge, e cila arriti të hyjë në vendin e dytë në toplistën e Billboard 200 dhe bindja e tyre ishte se ylli i cili do të thej çdo barrierë, do të jetë pikërisht Rihanna.

Është ajo që çdo herë tërheq vëmendjen me gjëra të ndryshme, duke mos përjashtuar as skenat provokative. Ajo është aktore, këngëtare, një ikonë e modës dhe një kameleon me stil. Rihanna nuk ka pasur frikë të ndryshojë pamjen e saj dhe këtë e tregon më së miri në çdo set që e realizon.

Rihanna është e njohur si një këngëtare që dëshiron të dallohet nga të tjerat në aspektin kreativ.

Këngëtarja e cila lindi më 20 shkurt të vitit 1988, është një profesioniste, që ishte në kulmin e karrierës së saj por fama shpesh di të bie në kokë – dikujt më shumë e dikujt më pak. Për shkak të sjelljeve të llastuara, ajo nuk e ka ndikimin e njëjtë sikurse që e kishte më parë.

Rihanna është e para artiste që ka arritur të koleksionojë mbi 100 milionë certifikata ari dhe platini për këngët e saj sipas RIAA.

Bashkëpunimet e saja janë të panumërta, çdo këngë e bëri hit të padiskutueshëm dhe kjo e bën atë një artiste me superfuqi.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

Temat
Showbiz

Të afërta