Ndonëse që në momentin e parë që bëri të ditur se do të ishte pjesë e “Xelig” aktori Bes Kallaku theksoi se do të kthehej në sezonin e ardhshëm në “Portokalli”, nuk mjaftoi që mediat mos të aludonin një largim të tij.
Portale të ndryshme publikuan lajmin se Besi ishte aktori i parë, i cili i largohej këtë sezon trupës. Por gjatë ditës së sotme përmes një foto nga provat e këtij spektakli humori Besi ka konfirmuar edhe njëherë se do të jetë pjesë e tij.
“Meqe ra llafi. Ju pershendes nga provat e Portokalli-se. Une edhe krejt trupa, do vazhdojme ti perkushtohemi buzeqeshjes se Shqiptarve. Shihemi kete sezon ne Portokalli. Perqafime. Ju rujt Zoti,”-përfundon postimi i tij në rrjete sociale.
Temat
Showbiz