Një tërmet i shkallës 6.5 ka goditur qytetin Padilla në Bolivi
Tërmeti ndodhi rreth orës 10:09 (sipas orës lokale) të martën në mëngjes, ka lajmëruar Instituti Gjeologjik.
Epiqendra e tërmetit ishte 596 kilometra në thellësi të qytetit Padilla, shkruan Reuters, transmeton Express.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale, mirëpo theksohet se tërmeti ishte i shkallës shkatërruese.