Trupat e 90 emigrantëve afrikanë kanë dalë në breg në qytetin libian të Zaweya, në tragjedinë e fundit që ka goditur rajonin.
Besohet se ata ishin duke u përpjekur të kalonin Mesdheun për të mbërritur në Itali.
Vdekjet e emigrantëve janë rritur në nivele rekord përgjatë kësaj rruge kontrabande në muajt e fundit.
Një varkë shqyer gome u gjend aty pranë dhe ekziston frika se mund të shfaqen më shumë trupa, pasi anije të tilla zakonisht mbajnë deri në 120 njerëz.
Shumë nga viktimat besohet të jenë fëmijë, shkruan “BBC.
Temat
Përgjithshme