Katër shtetas amerikanë dhe një pilot australian kanë vdekur, pasi aeroplani i tyre u rrëzua në një qendër tregtare në Melburn, Australi.
Fluturimi çarter duket se ka pasur një ” problem katastrofik ne motor” menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i vogël i Essendon, shkruan “RT”.
Policia e shtetit të Viktorias ka konfirmuar se nuk ka të mbijetuar, ndërkohë që mediat lokale kanë publikuar pamjet e para të aksidentit tragjik.
Një reagim pothuajse i menjëhershëm ka ardhur edhe nga Kryeministri i Victoris, i cili e ka quajtur këtë ngjarje si aksidentin më të keq aviacionit civil që në 30 vitet e fundit.