Një prezantuese ka mbetur në siklet kur gjatë transmetimit live të një spektakli televiziv, iu zbulua pa dashje gjoksi.
Por ky moment nuk i kishte ikur shikuesve të shumtë dhe të pranishmëve në sallë, kur bukuroshes Danielle Atkin iu zbulua gjoksi derisa po buzëqeshte para objektivit të kamerës, Telegrafi.
Ajo po modelonte versionin australian të spektaklit The Price is Right”, kur pjesa e përparme e fustanit të kuq i ra paksa më poshtë dhe iu zbulua gjoksi.
Në videon e postuar më poshtë, Danielle mund të shihet duke e mbajtur me dorë fustanin derisa kolegu i saj Larry Medur mund ta nxjerrë nga situata e pakëndshme.
Derisa turma para shpinës së saj duartrokiste, kameramanët ishin ata që të parët vërejtën se gjoksi i saj është zbuluar derisa ajo buzëqeshte.