Policia spanjolle ka bastisur një fabrikë në të cilën ndërtoheshin vetura Ferrari F430 mbi trupin e veturave Toyota, Ford dhe Peugeot.
Kjo fabrikë e cila ishte duke funksionuar në një ndërtesë të vogël industriale u zbulua pas ndalimit të një Ferrari në Benidorm ku më pas rezultoi se ishte një Toyota MR2, transmeton Express. Dëshmia e pronarit të veturës ndihmoi policinë që ti bie ne gjurmë kësaj fabrike në Girona në veri-lindje të Katalonias.
Kur hynë në fabrikë, policia gjeti 14 vetura Peugeot, Ford Cougar dhe disa Toyota MR2 të cilat vetura ishin në faza të ndryshme të shndërrimit në Ferrari F355, F430, 360 dhe 348. Po ashtu, aty u gjetën pjesë të gatshme me fibra karboni.
Pronari i fabrikës do të ngarkohet me aktakuzën për shkelje të të drejtave intelektuale të Ferrarit.